Main Menu
Home
News
Fair Polls
Search
Contact
Administrator
Login





Lost Password?
No account yet? Register
Polls
Cili drejtim ju pelqen me se shumti?
 

 

 

 

 

 

 

Home
Nga 2008-a fillon akreditimi i universiteteve
Prishtinë, 11 maj – Prej fillimit të vitit të ardhshëm Agjencioni i Akreditimit do të fillojë procedurën e akreditimit për të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, përfshirë këtu edhe Universitetin e Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur për gazetën "Koha Ditore" Ramadan Zejnullahu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Cilësisë, i cili është organ qeverisës i agjencionit.
Njeriu i parë i Këshillit Kombëtar të Cilësisë vlerëson se ka rënie të vazhdueshme të cilësisë në institucionet e arsimit sipëror. Ai pohon se ky trend nuk ka ndalje, dhe ngrit shqetësimin që i njëjti staf i cili funksionon në UP mban mësim edhe nëpër universitete private.
 
Bashkpunim: Shkup dhe Vermont

Shkup, 14 MAJ - Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi" dhe Universiteti Vermont nga SHBA-ja sot në Shkup nënshkruan marrëveshje për promovimin e përbashkët të bashkëpunimit dhe këmbimit arsimor dhe shkencor. Marrëveshjen e nënshkruan rektori i Universitetit të Shkupit Gjorgji Martinovski dhe prof. Meri Uotsin nga Universiteti në shtetin federal amerikan, Vermont.

Pritet që bashkëpunimi të përfshijë projekte të përbashkëta shkencoro-hulumtuese, këmbim të viziting-profesorëve, studentëve dhe të diplomuarve, organizim të konferencave dhe seminareve shkencore, këmbim të publikimeve, edicioneve dhe librave universitarë dhe bashkëpunim në sferën e rrjeteve të komunikimit. Bashkëpunimi mundëson që dy universitetet të përgatisin aplikime të përbashkëta deri te fondet për ndarjen e granteve për hulumtim dhe për përkrahje financiare të sferave dhe temave të kontraktuara.

 
Panairi i Edukimit 2007
Tetovë, 11 maj, 2007 – Qyteti universitar i Tetovës, do të jetë nikoqir i Panairit Arsimor Ballkanik, që do të mbahet më 21, 22 dhe 23 Maj 2007, në ambientet e Qendrës Kulturore të Tetovës (Pallatit të Kulturës).

Qëllimi i organizimit të Panairit Arsimor Ballkanik në Tetovë, është komunikimi i drejtpërdrejtë me Universitetet që të njohtojmë me atë çfarë ofrojnë në programet e tyre për studentët e ardhshëm, për studime postdiplomike.

 

Read more...
 
© Balkan Education Fair